SOS telefonat bëjnë monitorimin e  zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga dhuna në familje

Prej tvteuta18:05, 23 Maj 2016

Trajnimi tre-ditor  për monitorimin e të drejtave të njeriut ,ishte arsyeja që fundjavën e kaluar në Ulqinu mblodhën anëtaret e  rrjetit të SOS tefonit për femra dhe fëmijë viktima të dhunës, nga Ulqini,Podgorica dhe nga Berane.

Në trajnimi tre-ditor për  monitorimin e të drejtave të njeriut , kanë marrë pjesë 20 anëtare të  rrjetit SOS telefonit nga mbarë  rajoni  i Malit të Zi .

Qëllimi i trajnimit është të përmirësojë njohuritë dhe aftësitë e Sos telefonave  mbi metodat ,dhe teknikat për monitorimin e të drejtave të njeriut ,  në mënyrë që të përmirsohet cilësia  e punës dhe të sigurojnë informacione relevante për situatën aktuale në fushën e mbrojtjes nga dhuna në familje.

Në këtë takim  po ashtu janë përcaktuar rekomandimet  për iniciativat e ardhshme të përbashkëta të cilat do të jenë vendimtare për të siguruar kryerjen efektive të autoriteteve  kompetent në procedurat për mbrojtjen nga dhuna në familje .

Janë përforcuar kapacitetet e organizatave lokale që të veprojnë si një roje në luftën kundër dhunës në familje në të gjitha nivelet  , me pjesëmarrje aktive në vendimmarrje dhe në  zbatim më të mirë të legjislacionit .

Për të arritur objektivat e mësipërme ,janë themeluar tre  Watchdog   grupe punuese  me të cilat do të menaxhojë SOS telefoni,në Podgoricë,Ulqin,dhe Berane,të cilët do të bëjnë vlerësimin e situatës  aktuale  në fushën e të drejtave të njeriut,  duke bërë monitorimin e punës së organeve shtetërore .

  • 1

    Radio