Aktuale Më shumë

Sonte shfaqa “Hajdutët nuk vijnë gjithmonë për të keq” (VIDEO)

Prej tvteuta07:44, 14 Shkurt 2023

Teatri “Teuta” sonte në Qendrën Kulturore në Ulqin do të sjellë shfaqen “Hajdutët nuk vijnë gjithmonë për të keq” i autorit Dario Fo, në regji të Edina Mustafiq Avdiu, skenografi të Jetmira Hoxha, ndërsa producent është Munib Abazi. Kasti i aktorëve përbëhet nga Bashkim Alaj, Blerta Kurti, Edis Luka, Amina Luka, Amra Demiri dhe Sakib Lika të cilët për më pak se një muaj kanë realizuar këtë shfaqe. Shfaqa është e zhanrit komedi dhe sjellë realitetin e të gjitha kohërave, thotë Edina Mustafiq Avdiu në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në Tv Teuta.

Komedia fillon në ora 19:00, kurse bileta kushton 2,00 euro.

  • 1

    Radio