Sonte “Garat e recituesve të rinj”
Prej tvteuta12 November 2016
Të shtunen me datë 12 nëntor në orën 18 në Galerinë e Arteve të Qendrës për kulturë në Ulqin, për të tretin vit me radhë do të organizohen “Garat e recituesve të rinj” për shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Malin e Zi. Garat tashmë tradicionale i organizon fondacioni “Studenti” ku kryetari i fondacionit për televizionin Teuta flet mbi të gjitha detalet. Shkollat filloret do të prezantohen me nga një nxënës, ndërsa shkollat e mesme me nga dy nxënës. Garuesit do ti vlerësoj juria profesioniste e përbërë nga tre antare të cilat janë nga Ulqini, nga Malësia dhe nga Shkodra.