Aktuale Më shumë

Sonte Francë-Shqipëri. De Biasi synon të limitojë vendasit

Prej tvteuta09:59, 15 Qershor 2016

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Francën, theksoi se djemtë e drejtuar prej tij kanë punuar shumë që sot të limitojnë vendasit në lojën e tyre.
“Do të mundohemi të mbyllim hapësirat dhe të bëjmë atë që bëjmë prej kohësh. Franca luan përballë publikut dhe ne do të mundohemi ta limitojmë në maksimum dhe të godasim me kundërsulm“, tha De Biasi.

Në konferencën për shtyp, De Biasi ishte i shoqëruar edhe nga Ansi Agolli, i cili në ndeshjen ndaj Francës do të mbajë edhe shiritin e kapitenit. “E kisha të vështirë për të fjetur gjumë kur mora vesh se u zgjodha kapiten”, tha mbrojtësi i majtë.

  • 1

    Radio