Kulturë Më shumë

Sonte fillon “Green Culture Fest”

Prej tvteuta15:45, 11 Maj 2016

“Green Culture Fest” është manifestim i cili që dy vite me radhë organizohet në Ulqin. Këtë vit fillon nga data 12 maj dhe zgjatë deri me datën 14 maj. Qëllimi i këtij eventi është që industria kreative të promovohet në Mal të Zi pasiqë ne me Kushtetutë jemi shtet ekologjik dhe tema e këtyre takimeve është mbrojtja e mjedisit jetësor. Gjatë këtyre ditëve sa zgjatë manifestimi, organizatorët kanë përgaditur punëtori të ndryshme si me fëmijët ashtu edhe me të rriturit, kështu shprehet Zenepa Lika pjesëtare e “Green Culture Fest” e cila ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”. Ajo shtoj se manifestimin e këtij viti ja kanë kushtuar edukimit të ligjit dhe implementimit të ideve në bazë ligjore. Tema e takimeve është zhvillimi i qëndrueshëm ku me ndihmën e ekspertëve do mundohen të vijnë deri tek realizimi. Me datë 13 maj pjesëmarrësit do të kenë një shetitje në liqenin e Shkodrës dhe në një pjesë të tij do të prezentohet projekti si dhe në mes të tjerash do të mbjellin një bimë e cila rritet shpejt, frytet e së cilës do ti shijojmë në muajin shtator ku është faza përfundimtare e projektit “GreenCulture Fest”.

  • 1

    Radio