Sonte emisioni “Portreti” – In memoriam, Shefqet Draga (Video)

Prej tvteuta12:34, 29 Mars 2021

Në shenjë përkujtimi dhe respekti për mësuesin veteran nga Ana e Mait  Shefqet Draga i cili ndërroi jetë në moshën  82 vjeçare televizioni Teuta do të transmetojnë emisionin“ Portreti „In Memoriam sonte në ora 20:30.

Shefqet Draga u lind në Oblikë (Shkodër) në vitin 1939. Shkollën fillore e ka kryer në Sukubinë dhe Katërkollë, ndërsa  shkollën e mesme normale në Prishtinë. Ka punuar mësues në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros të Krajës (1957-1965) dhe në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë derisa ka dalë në pension në vitin 1999.

Plot 40 vite ja ka kushtur edukimit të brezave të rinj.Si pasion ka pas mbledhjen e materialit të trashëgimisë kulturore në Anë të Malit

Familjes Draga I shprehim ngushëllime më të sinqerta!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  • 1

    Radio