Sonte emisioni “Portreti”: In memoriam, Brahim Cuca (Video)

Prej tvteuta14:16, 5 Prill 2021

Për nderë dhe respekt ndaj mësues Ibrahim Cuca nga Ana e Malit  I cili u nda nga jeta në moshën 86 vjeça  sonte në ora 20:30  në  Tv Teuta do të transmetojnë emisionin Portreti In Memoriam, të autores Hatixhe Nelaj

Në moshën 86 vjeçare u nda nga jeta mësuesi veteran nga Ana e Malit Ibrahim Cuca . Një humbje e madhe për familjen dhe krejtë komunitetin. Mësuesi tash më i ndjerë 40 vite ka edukuar gjenerata të tëra deri kurë u pensionua . Në cilësinë e mësuesit punën e filloi në shkollën fillore në Kllezen – Ana e Malit. Prej aty vazhdoi të punoi në shkolla, në Krythë, ShënGjergj, Millë, Shtodër dhe në vendlindje Sukubinë, nga ku pas 40 viteve rrugëtimi arsimor shkon në pushim të merituar, në pension.

Për punë pedagogjike shumëvjeçare të dalluar në misionin fisnik të mësuesit është shpërblyer disa herë.

Ndaj Ibrahim Cuca në vitin shkollor 1964/65 shpallet mësuesi më i mire i shkollës fillore “Bedri Elezaga” ,ndërsa në vitin 1989/90, në mesin e shumë kandidatëve të propozuar ,mësues Ibrahimi shpallet mësuesi më i mirë në Komunën e Ulqinit dhe shpërblehet.

Familjes Cuca i shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe .Pastë rahmet!

 

  • 1

    Radio