Sondazhet: Clinton me 6 pike para Trump
Prej tvteuta15:45, 24 Shtator 2016
Vetëm pak ditë para debatit të parë që vë përballë Donald Trump dhe Hillary Clinton, kjo e fundit shënon një epërsi me 6 pikë ndaj miliarderit, të paktën kështu tregon sondazhi më i fundit kombëtar.Ish-sekretarja e Shtetit kryeson me 45% ndaj 39% të atyre që mbështesin Trump.
Rezultate të përafërta me këtë, tregojnë edhe sondazhe të tjera të zhvilluara kohët e fundit. Por sa i përket pyetjes se kush nga kandidatet duket më i sinqertë në retorikën e tij politike, 44% e votuesve mendojnë se Donald Trump flet më hapur sesa Clinton.
Ndërsa sa i përket problematikave më serioze në vend, votuesit shprehen me shumë besim tek ish-sekretarja e Shtetit, duke dhënë mendimin se Clinton ka platformë më premtuese për terrorizmin, hapjen e vendeve të punës, tregtisë dhe çështjes aq të debatuar të emigracionit.