Sociale Më shumë

“Solidariteti” kremton ditën e kopështit

Prej tvteuta12:01, 5 Maj 2016

Institucioni pedagogjik parashkollor “Solidariteti” u themelua në vitin 1929, gjejgësishtë në vitin 1931 të cilat u formuan si dy paralele të cilat punuan në shkollën fillore “Marshali Tito”. Për këto 85 vite, gjegjësisht 87 vite me punën e palodhëshme kanë qitur në bankat shkollore shumë gjenerata. “Solidariteti” sot kremton ditën e vet dhe në këtë mënyrë ka përgaditur aktivitete të ndryshme, mes të cilave është maskembali i cili me punën e edukatoreve në bashkëpunim të fëmijëve dhe prindërve këtë vit do të sjellin argëtim për të gjithë qytetarët. Ky aktivitet mbështetet nga Komuna e Ulqinit dhe Ministria e Punëve të Mbrendëshme saktësisht nga policia vendore të cilët do të sigurojnë mbarëvajtjen dhe sigurimin e fëmijëve gjatë defiles së tyre e cila fillon në orën 17 nga rrethi në qendër të qyteti dhe do të vazhdojnë deri në plato në shetitore në Ranë, në vendin ku do të mbahet programi.

Institucioni pedagogjik parashkollor “Solidariteti” bën thirje tek të gjithë qytetarët që ti bashkangjiten festës së tyre të madhe.

  • 1

    Radio