Politikë Më shumë

Socialdemokratët në zgjedhjet në Ulqin do të dalin vetëm

Prej tvteuta10:14, 11 Dhjetor 2017

Këshilli Komunal i Socialdemokratëve të Malit të Zi në mbledhjen e mbrëmshme ka sjellë vendim që në zgjedhjet e ardhshme lokale kjo parti të dalë e vetme. Në mbledhje mori pjesë edhe kryetari i kësaj partie Ivan Brajoviq, i cili shprehu sigurinë se kjo parti edhe në Ulqin do të regjistrojë rezultat të mirë ashtu si edhe në komunat e tjera.

Kryetari i Këshillit Komunal Qazim Hoxhiq, tha se fushata zgjedhore për këtë subjekt tashmë ka filluar, dhe në periudhën e ardhshme do të ketë intensifikim të aktiviteteve. Sipas Hoxhiq, nga bisedimet që kanë pasur me qytetarët, Socialdemokratët edhe në Ulqin do  të jenë faktor i stabilitetit politik pa të cilin nuk do të ketë formim të pushtetit.

 

  • 1

    Radio