Sociale Më shumë

Socialdemokratët dhe Partia Boshnjake të vetëm në zgjedhje

Prej tvteuta10:24, 14 Korrik 2016

Socialdemokratët e Malit të Zi për momentin janë të fokusuar për dalje në zgjedhje si subjekt i vetëm, por vendimin përfundimtar do ta japin organet më të larta të partisë, ka deklaruar nënkryetari Damir Shehoviq.

Siç tha ai, në vazhdim janë aktivitetet për përmbylljen e infrastrukturës partiake në të gjitha qytetet dhe përgaditjet për zgjedhjet e 16 tetorit. “Pa marrë parasysh daljen në koalicion apo si subjekt i vetëm, ne pas zgjedhjeve do të jemi pjesë e pushtetit, dhe do të ndajmë përgjegjësinë dhe suksesin me partitë e ngjajshme”, tha Shehoviq.

Edhe nga Partia Boshnjake njoftojnë se në zgjedhje do të dalin të vetëm. Megjithëse ka pasur spekulime për një koalicion të mundshëm me Malin e Zi Pozitiv dhe Socialdemokratët, shefi i klubit të deputetëve Amir Kalaç i ka hedhur poshtë ato.

“Këto spekullime për mua janë të panjohura. Së pari duhet të dalim në zgjedhje e pastaj të diskutojmë për koalicionet e mundshme. Partia Boshnjake edhe në kohë më të vështira ka dalë e vetme në zgjedhje, prandaj nuk shoh arsye që kjo tani të ndryshojë.

  • 1

    Radio