Politikë Më shumë

Sllovenia kërkoi që pika shtesë në seancën e nesërme të Këshillit të BE për punë të jashtme të jetë shqyrtimi i zhvillimeve pozitive në Mal të Zi

Prej tvteuta08:42, 20 Shkurt 2024

Sllovenia kërkoi që pika shtesë në seancën e sotme të Këshillit të Bashkimit Evropian për punë të jashtme të jetë shqyrtimi i zhvillimeve pozitive në Mal të Zi. Kështu thuhet në dokumentin e Sekretariatit të përgjithshëm të Këshillit të BE-së, i cili u është përcjellë delegacioneve të shteteve anëtare. U bë me dije se delegacioni slloven do të theksojë zhvillimet pozitive në Mal të Zi. “Ndër vendet e rajonit dallohet Mali i Zi, i cili po përparon në të gjitha aspektet e bashkëpunimit të saj në rajon dhe me BE-në në një periudhë të shkurtër kohore”, thuhet në dokument. Sipas njoftimeve, takimi në Këshillin e punëve të jashtme, i kryesuar nga Josep Borrell, do të fillojë sot.

  • 1

    Radio