Skender Tahiri – Kërrkojmë ilaçe atëherë kur as mjekët nuk mund të na ndihmojnë

Prej tvteuta17:50, 18 Nëntor 2020

Na janë shua djemt e ri, na janë shua kryetar të familjeve, për të cilët na dhemb zemra. Na është krijua një bindje shumë e keqe që spitali i Tivarit na është bërë si mort, mirëpo duhet të kemi edhe ne përgjegjësitë tona, sepse ne në momentin e fundit kërrkojmë ilaç për vehte, që edhe mjekët kur shkojmë në atë pozitë nuk kanë mundësi  të na ndihmojnë. Unë jam infektuar aty ku nuk e kam prit, nga nxënësit e  shkollës dhe bëj apel  te organet kompetente, nëse duan ti mbajnë shkollat hapur le të mbajnë kontrollën e fëmijëve së paku deri sa janë në oborrin e shkollës. Kam pas rast që të kaloj para gjimnazit publik në Ulqin dhe të shoh tubime të nxënsave pa masa mbrojtëse, tha ndër të tjera Skender Tahiri në takimin e organizuar nga Bashkësitë lokale të Anës së Malit.

  • 1

    Radio