Kulturë Më shumë

Skena verore 2015

Prej tvteuta4 August 2015

Manifestimi kulturorë Skena verore nisi me 1 gusht edhe atë me hapjen e ekspozitës së skulptorit Hashim Kruja dhe piktores Denisa Brahimi. Në hapjen solemne fjalën kryesore e pat drejtori i Qendrës për kulturë edhe njëheri organizatori i kësaj ngjarje dr. Nail Draga. Për ekspozitën e shkodranve foli kritiku i artit Qazim Muja. Artistët shkodranë janë paraqitur me punimet e tyre të cilët Kullës së Balshajve i japën një pamje tjetër. Kurse, ajo çfarë la përshtypje tek publiku ishte edhe shfaqja Dashnorja e teatrit Dodona nga Prishtina e cila vjen me skenar dhe regji të Faik Gashit ku rolet u besuan Laureta Gashit, Flutur Mustafës edhe Flamur Ahmetit. Për pështypjet për mbajtjen e një shfaqes në Ulqin regjisori u shpreh i kënaqur. Një numër i madh i të pranishmëve dëshmon se qytetarët e komunës së Ulqinit janë të etur për manifestime të tilla kulturore.