S’ka viza as në 2017-n për Kosovën

Prej tvteuta10:20, 14 Nëntor 2016

Kosova mund të mos përfitojë nga liberalizimi i vizave edhe pas ratifikimit të Demarkacionit. Kështu tha Ulrike Lunaçek, nënkryetarja e Parlamentit Evropian, ditë më parë në Kosovë. E për këtë gjendje në Kosovë, analistët politikë, pos institucioneve dhe politikanëve, fajin ia lënë edhe Bashkimit Evropian.Qytetarët e Kosovës mund të mos lëvizin lirshëm as vitin që vjen.

Procesi i liberalizimit të vizave, i premtuar të realizohet tash e 6 vjet, mund të mos finalizohet as më 2017.Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike dhe ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kosovë. Sipas tyre, përgjegjësia kryesore për një gjë të tillë bie pikërisht mbi institucionet dhe udhëheqësit e Kosovës. Nga ana tjetër, partitë opozitare vlerësojnë se liberalizim nuk do të ketë derisa Qeveria aktuale vazhdon të qeverisë.

  • 1

    Radio