Aktuale Më shumë

Situatë e rëndë në institucionet shëndetësore. Mungojnë medikamentet dhe pajisjet sanitare

Prej tvteuta18:37, 10 Shtator 2022

Spitalet dhe qendrat shëndetësore janë të detyruara të kujdesen vetë për blerjen e  medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore për shkak se kompania Montefarm nuk e ka zhvilluar tenderin vjetor për mungesë të hollave, kanë konfirmuar për “Dan” disa institucione shëëndetësore.

Drejtorët e këtyre institucioneve  theksojnë se janë të shqetësuar për mungesat dhe se kanë frikë se nuk do të kenë asgjë për t’i trajtuar pacientët dhe se tashmë është dashur t’i blejnë vetë disa medikamente.  Sipas pohimeve të disa qytetarëve që shfrytëzojnë shërbimet e institucioneve shëndetësore, përveç vaksinave kundër meningjitit dhe hepatitit B, në Qendrën Klinike dhe spitalet mungojnë terapitë për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe prostatës, si dhe materiale të caktuara sanitare.

Ministri i Shëndetësisë Dragoslav Shqekiq para disa ditësh paralajmëroi se sistemi shëndetësor është në gjendje alarmante për shkak të borxheve prej 65.000.000 euro dhe se nuk do të mund të dërgojnë ilaçe në spitale nëse nuk bëhet ribalanci i buxhetit.  Nga Montefarma thonë se presin që pasi qeveria tu paguajë 7.000.000 euro, dhe në këtë mënyrë të stabilizojë prokurimin dhe të sigurojëë ilaçet e nevojshme.

  • 1

    Radio