Aktuale Më shumë

Situatë alarmante në sistemin shëndetësor

Prej tvteuta14:34, 7 Shtator 2022

Sistemi shëndetësor në Mal të Zi është në gjendje të keqe financiare dhe gjendja është alarmante, ka paralajmëruar ministri i Shëndetësisë në mandatin teknik, Dragosllav Shqekiq. Ai në seancën e Qeverisë tha se projekti Evropa tani kërcënon funksionimin e plotë të sistemit shëndetësor.

Shqekiq deklaroi se nuk mund të paguajnë obligimet për furnizim me ilaçe. Shekiq apeloi te deputetët që sa më shpejt të miratojnë ribalancin e buxhetit që të mos rrezikohet sistemi shëndetësor. Qeveria ka përcaktuar Informacionin për nevojën e sigurimit të mjeteve shtesë financiare në vlerë prej shtatë milionë euro nga rezervat buxhetore aktuale për furnizim të papenguar me barna dhe pajisje mjekësore, gjegjësisht shlyerjen e detyrimeve që ka Fondi për Sigurimin Shëndetësor drejt Montefarmit.

  • 1

    Radio