Situatë alarmante në komunën e Ulqinit

Prej tvteuta22:42, 27 Gusht 2016

Zjarri i cili ka kapluar Ulqinin është duke marr përmasa dhe më të gjëra. Pas Malit të Bardhë dhe Mahallës së re, tani ka arritur deri tek ullishta ku zjarri po përhapet me një shpejtësi të madhe, por një gjë është pozitive që për momentin shtëpitë nuk janë të rrezikuara nga zjarri.

Gjatë ditës së sotme ekipi i televizionit Teuta ishte në vendgjarje dhe nga ekipet institucionale te cilat ishin në terren dhe arritëm të marrim deklarata.

Apel për të gjithë qytetarët, përshak të terrenit të papërshtatshëm dhe pamundësisë së depërtimit deri në pikën kulminative të zjarrit, luten të gjithë qytetatrët që të vijnë në ndihmë dhe sipas mundësive me vehte të sjellin: kofa për ujë, llampa dore, reflektor dhe mjete tjera të ngjajshme të cilat ata i vlerësojnë si të nevojshme.

  • 1

    Radio