“Sirena e liqenit” të shkrimtarit Ibrahim Berjashi në panairin e librit të Tiranës
Prej tvteuta09:50, 7 Nëntor 2016
Në Panairin e librit “Tirana 2016”, i cili mbahet nga data 9 deri më 13 të këtij muaji,në standin e Entit të librit dhe të mjeteve mësimore nga Podgorica,të enjten do të prezantohet edhe libri me tregime për fëmijë i shkrimtarit nga Kraja,që jeton e krijon në Ulqin, IBRAHIM BERJASHI.
Libri ka një titull shumë simbolik “SIRENA E LIQENIT” ,ku janë përfshirë tregimet më të suskseshme të këtij autori.
Përzgjedhjen, redakturën dhe parafjalën e ka bërë DIMITROV POPOVIQ,redaktor i botimeve shqip në ELMM të Malit të Zi.
Libri është shoqëruar me ilustrime të shumta edhe një përgatitje tërheqëse dhe funksionale teknike dhe estetike.
Pritet që në aktin e prezantimit të autorit Berjashi,të jetë e pranishme udhëheqja e Shoqatës së artistëve dhe intelektualëve “ART CLUB” etj.
Sa jemi në dijeni, ky është libri i dytë në gjuhën shqipe, të cilin e boton Enti i librit dhe mjeteve mësimore të Malit të Zi.
Ai, së bashku me librat tjerë që bartin firmën e këtij enti, të prezantohet në panairët në Mal të Zi dhe ato rajonale, ndërsa një përurim i “SIRENËS SË LIQENIT” të bëhet në Shkodër.
/www.lajm.me/