Shëndeti

Shëndeti Më shumë

Siptomat dhe pasojat post Covid

Prej tvteuta14 September 2022

Të paktën 17 milionë njerëz në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore kanë vuajtur nga ajo që njihet si covidi i gjatë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila po u kërkon vendeve që ta marrin seriozisht problemin. OBSH e përkufizon COVID-in e gjatë si një gjendje që shfaqet tek pacientët të konfirmuar me koronavirus – të cilët edhe pse rezultojnë më pas negativë, shfaqin simptomat e virusit për të paktën dhe 2-3 muaj në vazhdim. Ndërsa shumë pacientë shërohen me kalimin e kohës, rreth 10-20 përqind ende përjetojnë simptoma pas 12 muajsh, sipas Institutit për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit të Universitetit të Uashingtonit (IHME). “ Gjendja post-COVID-19 ” siç njihet edhe është komplekse dhe mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar pasi ka një sërë simptomash – disa prej të cilave mund t’i ngjajnë sëmundjeve të tjera – nga rraskapitja, ethet dhe rrahjet e shpeshta të zemrës. COVID-i i gjatë mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor, ka paralajmëruar OBSH. Kjo e fundit zbulon se gratë kanë dy herë më shumë gjasa se burrat të përjetojnë COVID-in e gjatë.