Rajoni/Bota Më shumë

Komisioni Europian insiston: Edhe serbët e Kosovës të udhëtojnë pa viza!

Prej tvteuta15:24, 13 Janar 2024

Komisioni Europian pret që nga procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës të përfitojnë edhe ata që mbajnë pasaporta serbe.

Propozimi nuk pranohet nga Prishtina zyrtare, e cila dhe i drejtuar KE-së dhe vendeve anëtare të bllokut europian me argumente kundër një hapi të tillë.

Ishte vetë KE-ja ajo që prillin e vitit të kaluar e nënvizonte se liberalizimi që hyri në fuqi 1 janarin e 2024-tës, duhet të vlente vetëm për personat e pajisur me pasaporta të Republikës së Kosovës dhe ajo që ata që mbajnë pasaportat e Administratës Koordinuese, e cila punon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Por tani ka ndryshuar qëndrim, dhe kërkon që edhe këta të fundit të përfitojnë nga udhëtimi pa viza. “Pasi të miratohet nga Parlamenti Europian dhe Këshilli, ky propozim do të plotësojë hyrjen në forcë të regjimit pa viza për zotëruesit e pasaportave të Kosovës. Kjo do tu mundëson të gjithë qytetarëve të Ballkanit Perëndimore udhëtimin pa viza në BE“, tha për REL Anitta Hipper, zëdhënëse e KE-së për Çështje të Brendshme.

Komisioni nga ana tjetër nuk i la fshikulluar edhe pretendimet se serbët e Kosovës po diskriminohen, dhe i kujtoi se ata gjithsesi mund të zgjedhin të aplikojnë për pasaporta biometrike të Kosovës në mënyrë që të udhëtojnë në vendet e BE-së pa viza.

  • 1

    Radio