Shumica e avionëve u nisën në kohë, por jo avioni i presidentes së KE-së

Prej tvteuta14:52, 30 Tetor 2022

Lajmi për anulimin e vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen në Mal të Zi, është përhapur në të gjithë rajonin, por ka tërhequr edhe vëmendjen e përdoruesve të Twitter.

Të dhënat e disponueshme në faqen zyrtare të aeroportit të Beogradit tregojnë se shumica e fluturimeve janë nisur në orar dje në mëngjes.

“Pse? Një ditë e mrekullueshme, me diell në Mal të Zi,” shkroi Chen Weihua, një gazetar kinez, në përgjigje të shtyrjes së vizitës nga presidentja e KE.

Ndaj lajmit për anulimin e vizitës në Mal të Zi ka reaguar edhe kryetari i PZP-së, Nebojsha Medojeviq.

“Është hera e parë që kam dëgjuar se avioni nuk mund të ngrihet për shkak të mjegullës. Mjegulla është zakonisht një problem gjatë uljes,” tha Medojeviq.

Qendra informative e BE-së njoftoi më parë se mbërritja e Von Der Leyen në Mal të Zi u shty për shkak të mjegullës në aeroportin e Beogradit.

Von der Leyen qëndroi në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) dhe Serbi dhe supozohej të ishte në Mal të Zi në fund të turneut rajonal.

Ajo ishte dashur të takohej në Villa Goricë me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe pas takimit do të mbahej një konferencë e përbashkët për media mes Von der Leyen dhe Gjukanoviq.

Presidentja e KE-së më pas ishte paraparë të takohej me kryeministrin Dritan Abazoviq.

Mali i Zi do të marrë mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian për tejkalimin e krizës së pritshme energjetike dhe kjo ishte arsyeja kryesore e vizitës së Von der Leyen.

  • 1

    Radio