Politikë Më shumë

MË SHUMË DEKORIME

Prej tvteuta09:58, 23 Maj 2015

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve në Ulqin, Loro Nrekiq, në kuadër të  shënimit të 9- vjetorit të  pavarësisë së Malit të Zi, për Televizionin Teuta përmendi kontributin e rëndësishëm të shqiptarëve. Ai tha se akti i përtëritjes së  pavarësisë së Malit të Zi  është mbështetur nga shqiptarët në Ulqin,si dhe në diasporë.

Në këtë ndërlidhje, Nrekiq  mendon se  me  rastin e kësaj date, Ulqini është dashur të jetë më i dekoruar me flamuj më të mëdhenj  të Malit të Zi, duke nënvizuar se jetojmë në Malin e Zi edhe dekorimet dhe festimet është dashur të jenë më madheshtore se sa ishin.

  • 1

    Radio