Sociale Më shumë

Shuhet legjenda e muzikës Prince

Prej tvteuta11:41, 22 Prill 2016

Këngëtari i famshëm i viteve ’80-’90, Prince ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Prince, emri i plotë i të cilit është Prince Rogers Nelson, ka gjetur vdekjen në Paisley Park,kompleksin e tij luksoz në Minesota, një javë pasi u paraqit në spital në një gjendje të përkeqësuar nga gripi.
Autoritetet amerikane thanë se u njoftuan në orën 09:43 me orën lokale dhe menjëherë mbërriti urgjenca.

Pak më vonë u njoftua vdekja e tij. E ndërsa policia ka nisur hetimet për vdekjen e tij, qindra gazetarë kanë vërshuar pranë shtëpisë së tij. Në fillim të prillit, Prince pati deklaruar se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe anulloi një koncert në Atlanta.  Megjithatë disa ditë pas lajmit, u ngjit në skenë për të interpretuar në një tjetër eveniment.
Prince ka fituar 7 çmime Grammy dhe ka qënë 30 herë i nominuar. Pesë prej singëllave të tij kanë qënë në majë të klasifikimeve botërore. Ai pati fituar edhe një çmim Oscar për këngën e filmit “Purple Rain” .  Prince do të mbahet mend edhe për stilin e tij unik të veshjeve shumëngjyrëshe. Prince ka lënë gjurmë në shumë aspekte të kulturës popullore që prej filmave, e deri tek sporti dhe politika dhe konsiderohej si ‘rival’ i Michael Jackson në muzikën e atyre viteve.

  • 1

    Radio