Sociale Më shumë

Shtuhet ankandi për qiramarrjen e plazheve

Prej tvteuta09:35, 11 Shkurt 2016

Ankandi për qiramarrjen e plazheve në komunën e Ulqinit do të shtuhet për datën 23 shkurt, kanë lajmëruar nga të Mirat Detare.

Arsyetimi i kësaj ndërmarrje ka qenë se të interesuarit duhet të shlyejnë më parë detyrimet ndaj administratës lokale.

Edhe për plazhet në Budva do të ketë ankand të ri pasi të Mirat Detare kanë anulluar të mëparshmin me arsyetimin se raporti i tatimin i atyre që fituan ankandin e parë nuk ishte në rregull.

Pronarët që u shpallën fitues në ankandin e parë kanë parlajmëruar padi ndaj zyrtarëve të kësaj ndërmarrjeje , pasi sipas tyre, kjo po bëhet që plazhet tu jepen njerëzve me influencë në Podgoricë.

  • 1

    Radio