Aktuale Më shumë

Shtohen tensionet mes Kosovës e Serbisë

Prej tvteuta15:14, 4 Tetor 2016

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili nuk u lejua të hyjë në territorin e Kosovës, ka thënë se do të hyjë kur të dojë dhe do t’i padisë ata që janë duke ia cenuar lirine.Arrestimet e ndalimet e fundit në Kosovë kanë hedhur grimca acarimi mes Kosovës e Serbisë.

Paraburgimi i drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi, dhe një javë pas ndalimi i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili po shihet si një përgjigje e palës kosovare ndaj të bëmave serbe kanë shtuar tensionin mes dy shteteve. Autoritetet në Kosovë kanë potencuar se për rastin e “Thaçit” do të ndërmarrin masa, por deri më tani nuk është parashikuar  asnjë veprim konkret.

Ndërkohë në anën tjetër, vetë Gjuriq i cili nuk u lejua të hyjë në territorin e Kosovës ka thënë se do të hyjë kur të dojë dhe do t’i padisë ata që janë duke ia cenuar lirinë. Në Qeverinë e Kosovës thonë se sjellja e tillë nga autoritetet serbe nuk i shërben normalizimit të marrëdhënieve, derisa në anën tjetër opozita thotë se Kosova i ka pasur marrëdhëniet e acaruara me Serbinë para se të ndodhnin këto incidente.

  • 1

    Radio