Shtetësja ruse mbytet në Plazh të Madh
Prej tvteuta18 June 2016
Një shtetëse e Rusisë me inicialet S.G, 36 vjeç, është mbytur dje në plazhin Safari Beach në Plazh të Madh. Akoma nuk ka informata të sakta për rrethanat e tragjedisë, por mendohet se arsyeja janë rymat e forta karakteristike për këtë zonë, të cilat janë shumë të rrezikshme sidomos për ato që nuk i njohin. Ky është rasti i parë i mbytjes në plazhet e Ulqinit për këtë vit.