Shtetasi shqiptar kapet në kufi me 1 kg marijuanë

Prej tvteuta15:43, 25 Nëntor 2023

Policia kufitare në Ulqin arrestoi në varkën e tij një shtetas shqiptar me inicialet Y.D. 37 vjeç i cili po përpiqej të kalonte ilegalisht kufirin përtej lumit Buna. Nga kontrolli i barkës u zbulua se në varkë ishte ngarkuar një pako e mbështjellë që përmbante 1 kilogramë marihuanë.

Siç thuhet në deklaratën e policisë, oficerët e Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare Jug, Stacionet e Policisë Kufitare I – Ulqin dje rreth orës 05.35 në zonën e Sutjelës, komuna e Ulqinit, kanë konstatuar shtetasin Y.D. të Republikës së Shqipërisë, duke kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror përtej lumit Buna, duke përdorur një mjet lundrues.

“Më pas ky person është nisur drejt fshatit Sutjel duke mbajtur me vete një pako të mbështjellë me plastikë që më pas është konstatuar të jetë me peshë 1.04 kilogramë, me përmbajtjen e lëndës bimore me ngjyrë të gjelbërt që dyshohet të jetë marihuanë. Prokurori në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë u informua për ngjarjen. Ai ka urdhëruar që shtetasi me inicialet Y.D. të privohet nga liria me dyshimin se kishte kryer veprën penale të prodhimit, mbajtjes dhe tregtimit të paligjshëm të drogës,” përfundon në deklaratën e saj administrata e policisë.

  • 1

    Radio