Aktuale Më shumë

Shtëpizat në Bunë: Peshkatarët të pakënaqur, mblidhen përsëri

Prej tvteuta10:01, 1 Nëntor 2016

Peshkatarët e Ulqinit të cilët posedojnë shtëpizat në Bunë, janë të pakënaqur me vendimin e të Mirave Detare për shpalljen e tenderit për qiradhënien e tyre, dhe për këtë ato në takimin e parë mblodhën 1000 nënshkrime dhe i dërguan peticion kësaj ndërmarrjeje që të shqyrtojë kërkesat e tyre.

Nga të Mirat Detare kanë thënë se janë të gatshëm të bisedojnë me peshkatarët për sqarimin e çdo paqartësie në këtë drejtim, edhe kanë njoftuar se çmimi për ta nuk do të ndryshojë. Peshkatarët për sonte  kanë njoftuar mbajtjen e një tubimi tjetër në Sallën e madhe të Kuvendit Komunal, i cili do të fillojë në ora 18.00.

  • 1

    Radio