Sociale Më shumë

Shtatë plazhe në Ulqin me flamurin blu

Prej tvteuta10:36, 6 Qershor 2016

Ditën e diele në plazhin Safari në Ulqin, janë ndarë çmimet “Flamuri i kaltër i Malit të Zi” për vitin 2016 të miratuara nga ana e jurisë ndërkombëtare të programit “Blue Flag”.

Bëhet fjalë për plazhet “Kopacabana”, “MCM Beach”, “Safari”, “Mojito”, “Europa beach”, “Miami” dhe “Toni grill”. Solemnitetin e organizoi Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare të Malit të Zi në bashkëpunim me OJQ “Shoqatën për këshillim ekonomik Ekom”. Për të fituar të drejtën e vendosjes së flamurit të kaltërt, nevojitet permushja e 7 kritereve të caktuara nga Bashkimi Evropian.

Ndër plazhet e komunës së Ulqinit në të cilat do të valojë ky flamur për të parën herë është plazhi Mohito ,kurse në plazhin Safari ky flamur valon që 10 vite.

Shperndarja e flamujve përfaqësuesve të plazheve nga i gjithë Mali i Zi,u bë në ditën ndërkombëtare për mbrojtjen e ambientit. Të pranishëm në këtë organizim ishin  përfaqësues të lartë nga “TE MIRAT DETARE”,si dhe zyrtarë nga Shqiperia dhe Mali i Zi.

  • 1

    Radio