Shtajnaker: Pa mbrojtjen e Kripores nuk ka integrime në BE

Prej tvteuta10:49, 30 Maj 2016

Ambasadorja e Gjermanisë në Mal të Zi Gudrun Shtajnaker, ka cilësuar se Mali i Zi nuk do të hapë Kapitullin 27 për antarsimin në Bashkimin Evropian, nëse nuk mbron Kriporen e Ulqinit.

Shtajnaker i bëri këto deklarate me rastin e themelimit të Organizatës për mbrojtjen e Kripores e cila mban emrin e dr. Martin Shnajder, biologut gjerman i cili i kaloi vitet e fundit të jetës në hulumtimin dhe mbrojtjen e Kripores. Shtajnaker tha se nuk ekziston asnjë arsyetim i kuptueshëm që mbrojtja e Kripores të zvarritet sic po ndodh aktualisht, dhe se nuk arrin të kuptojë qëndrimin e qeverisë dhe ministrisë përkatëse.

Ajo tha se do të ishte kontradiktore që Evropa të lejojë hapjen e Kapitullit 27 pa mbrojtjen e Kripores, e cila është zone me interes të vecantë jo vetëm evropian por edhe botëror. Shoqata për mbrojtjen e Kripores u themelua ditën e diele në Muzeun e Kripores, ku morën pjesë një numër i madh i figurave publike dhe përfaqsues të sektorit civil. Në krye të shoqatës do të jetë Zenepe Lika, kurse në këshillin qëndror do të jenë edhe Darko Saveljiq, Adaleta Bibeziq, Dragan Hajdukoviq dhe Dritan Abazoviq.

  • 1

    Radio