Sociale Më shumë

Shtajnaker: Mali i Zi nuk do të jetë pjesë e BE nëse nuk zgjidh çështjet e krimeve të luftës

Prej tvteuta09:42, 3 Qershor 2016

Ambasadorja e Gjermanisë në Mal të Zi Gudrun Shtajnaker, tha për televizioninVijesti se Mali i Zi ka shumë çështje të pazgjidhura të cilat mund të pengojnë antarsimin në Bashkimin Europian.

Përveç borxhit publik gjithnjë e në rritje si dhe aferave politike, ajo theks të veçantë vuri në cështjet e pazgjidhura të krimeve të luftës gjatë vitete 90, të cilat mund të pengojnë rrugën e Malit të Zi drejt Evropës. Shtajnaker tha se dialogu politik dhe qeveria e re e përbërë edhe nga pjesë të opozitës është një eksperiment interesant i cili mund të çojë drejt krijimit të besimit në procesin zgjedhor.

  • 1

    Radio