Shtabi i Emergjencës: Situata nën kontroll

Prej tvteuta09:37, 29 Gusht 2016

Dje në kabinetin e kryetarit të komunës është mbajtur takimi i radhës i Shtabit të Emergjencën, në të cilin është analizuar situata e krijuar pas shpërthimit të zjarrit në Malin e Bardhë, i cilin më vonë është përhapur në zonën e Mëhallës së Re, dhe ka rrezikuar të përhapet edhe në zonat tjera të qytetit.Në takim është konstatuar që situata tani është nën kontroll fal agazhimit maksimal dhe koordinimit të mirëfilltë të Shërbimit të Mbrotjes dhe Shpëtimit dhe shërbimive tjera komunale, si dhe një numrit të madh të qytetarëve të cilët zjarrfiksave u dolën në ndihmë.

Për një kohë shumë të shkurtër janë hapur korridoret për bartjen e tubacioneve të ujit dhe në këtë mënyrë është ndalur inteziteti i përhapjes të zjarrit. Në ndaljen e shtrirjes së zjarrit ndikuan dhe kushtet e favorshme meteorologjike të ditës së sotme. Që nga orët e mengjesit është i anagazhuar aeroplani special për fikjen e zjarrit , i cili veproi pothuajse  tërë ditën.

Kryetari Cungu shprehu mirënjohje për punën dhe ndihmën e sherbimit te policise, ndihmen e zjarrfiksve nga Tivari, Podgorica, Cetinja dhe Budva, si dhe apelojë tek qytetarët të mos ndezin në natyrë sepse jemi në periudhën e thatësirave dhe shumë lehtë zjarri mund të dalë kontrollit. Nga Shtabi i Emergjencën u apelua tek qytetarët dhe gazetarët që të mos përhapin panik dhe dezinformata sepse kjo mund të ndikojë dukshëm në vështërsimin e punës të shërbimeve në menaxhimin e situatës.

  • 1

    Radio