Sociale

Sociale Më shumë

Shqiptarët të marrin pjesë në përvjetorin e pavarsisë

Prej tvteuta11 March 2016

Rrjeti kulturor malazez u ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në festimet e 10 vjetorit të pavarsisë që do të mbahen me 21 Maj. Këtë e ka deklaruar kryetari i kësaj organizate Aleksandër Damjanoviq në takim me kryetarin e Komunës Fatmir Gjeka. Damjanoviq tha se nuk duhet të harrohet kontributi i shqiptarëve në arritjen e pavarsisë së vendit, kurse Gjeka nga ana e tij u shpreh se shqiptarët janë qytetarë lojal të Malit të Zi, dhe se këtë më së miri e kanë shprehur në vitin 2006. Gjeka tha se personalisht do të angazhohet që shqiptarët të japin kontributin e vet në kremtimin e këtij përvjetori.