Politikë Më shumë

Shqiptarët do të kërkojnë tre vende në qeverinë e re?

Prej tvteuta16:29, 10 Nëntor 2016

Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” do të kërkojnë pjesmarrje aktive në qeverinë e re, për ndryshim nga 4 vitet e kaluara. Sipas gazetës Vijesti, shqiptarët janë të interesuar për ministritë e pakicave dhe diasporës, si dhe vendin e nënkryetarit të Kuvendit. Në rast se nuk arrihet posti i nënkryetarit , atëherë do të kënaqëshin me ministrinë e rregullimit hapsinor.

Edhe boshnjakët , po sipas kësaj gazete, do të kërkojnë dyfishin e posteve që kishin deri tani, pasi pesha e dy mandateve të tyre është më e madhe se në të kaluarën. Për detaj emë të sakta duhet të priten ditët e ardhshme, kur nga këto parti është njoftuar dalja me plaformën e përbashkët për bisedime me Partinë Demokratike të Socialsitëve.

  • 1

    Radio