Rajoni/Bota Më shumë

Shqiptarët, kërkesa të larta për azil në BE

Prej tvteuta17:25, 25 Tetor 2022

Aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil në vendet e Bashkimit Europian janë rritur goxha në numër, gjatë muajve të verës.

Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara na EUROSTAT, kun ë një raport të publikuar për periudhëmn janar gusht të këtij viti, vihet re se 6 mijë e 860 shqiptarë aplikuan për të fituar azil në vendet e Bashkimit Europian, një rritje kjo 68 përqind më e madhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

I njëjti raport shpejgon se dëshmira e shqiptarëve për të marrë azil në vendet e BE është më e larta në Europë edhe në krahasim me Ukrainën që është në luftë.

Sipas Eurostat, në gusht aplikimet për azil nga shqiptarët ishin gati 1 mijë e 100, ndërsa të Ukrainës në korrik ishin 950.

Për më tepër që Ukraina ka një popullsi prej 43 milionë banorësh, ndërsa Shqipëria ka zyrtarisht rreth 2.8 milionë banorë.

Sipas Eurostat, në korrik 2022, 66.545 aplikantë për azil për herë të parë (shtetas jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, 265 persona më shumë se në qershor 2022, që, në terma relativë, do të thotë një rritje mjaft e vogël prej 0.4%.

Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, sipas Monitor ka pasur një rritje prej 49% në numrin e përgjithshëm të kërkesave.

  • 1

    Radio