Aktuale Më shumë

Shqipëria ultimatum Maqedonisë

Prej tvteuta09:43, 25 Nëntor 2015

Tirana zyrtare i ka dërguar një “ultimatum” autoriteteve të Maqedonisë se, në rast se bllokimi i produkteve shqiptare vijon, atëherë nga sot do të nisë zbatimi i reciprocitetit.

Pas bllokimit për të dytën herë brenda një muaji të produkteve shqiptare nga pala maqedonase, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj u shpreh se Shqipëria ka të drejtë të ndërmarrë akte reciprociteti ndaj veprimeve të tilla.

Ministri u shpreh se ky bllokim vjen për shkak të keqpërdorimit të ligjit nga pala maqedonase. “Rregullorja në fjalë e Maqedonisë ka një afat kohor deri në 5 ditë për të kthyer përgjigje analizash, që shpesh herë edhe keqpërdoret nga institucione apo individë”, tha më tej ministri Arben Ahmetaj.

  • 1

    Radio