Shqipëria publikon kuotat për studentët shqiptar jashtë vendit
Prej tvteuta5 August 2016

Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë ka bërë shpërndarjen e kuotave të pranimit për kandidatët shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të Shqipërisë, në programet e studimit të ciklit të parë të studimeve, me kohë të plotë, në universitetet publike dhe private, për vitin akademik 2016 – 2017. Këto kuota mund të shihen më poshtë ose në faqen zyrtare të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, kurse për procedurat dhe afatet e aplikimeve për regjistrim do të njoftoheni me udhëzim të posaçëm nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Kuotat_per_web_1_8_16_Publik Kuotat_per_web_1_8_16_Privat