Rajoni/Bota Më shumë

Shqipëria probleme me krimin dhe korrupsionin

Prej tvteuta13:17, 26 Prill 2016

Ministrja e Brendshme e Britanisë, Theresa May, ka deklaruar se vende të tilla si Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia nuk mund të bashkohen me Bashkimin Evropian.Ajo e argumentoi qëndrimin e saj duke i cilësuar vende të tilla “si të varfra, me probleme serioze të krimit të organizuar, korrupsionit dhe ndonjëherë edhe me terrorizmin”.“Duhet të pyesim nëse është vërtet e drejtë që BE duhet thjesht të vazhdojë të zgjerohet duke u dhënë anëtarëve të rinj të njëjtat të drejta me themeluesit e unionit?”citon faqja britanike “Express”.Mediat britanike shtrojnë pyetjen nëse pas këtyre deklaratave, kryeministri David Cameron do të vërë veton për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE. “A do të vërë veton kryeministri për zgjerimin e Bashkimit Evropian me Shqipërinë, Maqedoninë, Mali e Zi, Serbinë dhe Turqinë në të gjitha rrethanat”, pyesin mediat britanike.

  • 1

    Radio