Shqipëria përkrah Malin e Zi në arritjen e qëllimeve prioritare

Prej tvteuta15:19, 6 Tetor 2016

Mali i Zi në rrugën drejt arritjes së prioriteteve  të politikës së jashtme ka mbështetjen e plotë të Shqipërisë, me një kontribut të plotë për të forcuar më tej bashkëpunimin e mbrojtjes midis dy vendeve, tha atasheu i sapoemëruar i mbrojtjes sëë Shqipërisë, kolonel Ahmet Leka.

Kolonel Leka vizitoi sot Ministrinë e Mbrojtjes të Malit të Zi dhe me këtë rast u takua me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikat e Mbrojtjes Ivan Mashulloviq. Ky i fundit i dëshiroi Lekës mandat të suksesshëm dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e Shqipërisë ndaj Malit të Zi në fushën e mbrojtjes. Ai theksoi se bashkëpunimi me partnerët, përveç anëtarësimit të plotë në NATO dhe Bashkimin Europian, një nga prioritetet e Malit të Zi, kur është fjala për politikën e jashtme.

Zyrtarët u pajtuan se Mali i Zi dhe Shqipëria duhet vazhdimisht të bashkëpunojnë disa sfera të mbrojtjes, nga zhvillimi i kapaciteteve për reagim të përbashkët ndaj fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga faktori njerzor,  zgjidhja e problemit të  armatimit, si dhe në fushën e arsimit dhe shkencës. Në takimi ishte prezent edhe zëvendës ambasadorja e Shqipërisë në Mal të Zi, Ermira Braho.

  • 1

    Radio