Slider

Aktuale Më shumë

Shqipëria mposhtet në Izrael, mbetet në Ligën B

Prej tvteuta26 September 2022

Shqipëria është mposhtur në Izrael dhe do të garojë në Ligën B të Ligës së Kombeve edhe në edicionin e ardhshëm. “Kuqezinjve” u është dashur fitorja ndaj Izraelit për të shpresuar në promovim në Ligën A. Por Shqipëria pësoi 2:1 nga Izraeli, të shtunën mbrëma në Tel-Aviv dhe mbetet pa gjasa. Shqipërisë i kanë kushtuar dy gabime individuale në ndeshjen e vështirë me Izraelin. Pas gabimit të Elseid Hysajt dhe vendosjes së keqe të mbrojtësve të qendrës, Shon Weissman shënoi për 1:0 që në fillim të pjesës së dytë, përkatësisht në minutën e 46-të. Myrto Uzuni realizoi gol të bukur për 1:1, në minutën e 88-të. Por një gabim tjetër, këtë herë i Enea Mihajt, i mundësoi Izraelit që të shënojë golin e fitores. Mihaj nuk largoi një top nga zona dhe Tai Baribo përfitoi për të shënuar për 2:1. Ndodhi kjo në minutën e 92-të. Shqipëria ka vetëm një pikë pas tri ndeshjeve, ndërsa Izraeli tashmë është fitues i grupit. I ka tetë pikë. Islanda është e dyta me tri pikë.