Aktuale Më shumë

Shqipëria fiton , Kosova mposhtet

Prej tvteuta10:03, 7 Tetor 2016

Kombëtarja Shqiptare fitoi me Liechtenstein me rezultatin 2-0, me gola të Jahmir Hykës dhe Bekim Balajt. Në minutën e 11, një aksion me disa pasime finalizohet nga Jahmir Hyka, që pavarësisht se nuk është i gjatë, goditi me kokë topin, që portieri i skuadrës vendase fillimisht e ndaloi, e më pas e shtyu në rrjetë në mënyrë të pavullnetshme.Për FIFA-n ky ishte një autogol i portierit.Përpjekjet e Kombëtares Shqiptare u shpërblyen në minutën e 71, me golin e dytë, që ka si autor Balajn, i cili ktheu në gol krosin e Elseid Hysajt.Fitorja do t”i japë më shumë optimizëm ekipit të Gianni De Biasit, që do të përballet me Spanjën ditën e diel më 9 Tetor, ndeshje e vështirë, ku Shqipëria do të ketë si objektiv të ruajë vendin e parë në grupin G.

Kosova nuk mundi dot të lërë shenjë në derbin ballkanas ndaj Kroacisë, në një sfidë të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, apo siç konsiderohet “shtëpia” e tyre e dytë.Përfaqësuesja e trajnerit Bunjaku humbi 0-6 përballë “dalmatëve”, në një ndeshje ku skuadra mike dominoi totalisht dhe nuk e vuri asnjëherë në diskutim 3-pikëshin.Plot 3 gola pësoi porta e Samir Ujkanit gjatë 45-minutave të para, e si për ironi të fatit nga i njëjti autor. Avantazhi i kroatëve erdhi që në minutën e 6 me Mario Mandzukiq. Sulmuesi i Juventusit u zhbllokua pas 16 muajsh me fanellën e Kroacisë, por nuk u mjaftua me kaq. Rrjeta e dytë e “dalmatëve” erdhi pa kaluar gjysmë ore lojë, me të njëjtin autor.Prapavija e Kosovës dështoi në mbulimin e bomberit edhe në rastin e golit të tretë, por zëvendësimi i Mandzukiq, gjithsesi nuk e ndali goleadën e “dalmatëve”. Goli i katërt i Kroacisë erdhi nga Mitroviq në minutën e 68. Për të mbyllur mbrëmjen për t’u harruar të ekipit të Bunjakut, menduan lojtarët kroatë Perisiq e Kaliniq, të cilët shënuan golat e pestë dhe të gjashtë, për të mbyllur epilogun e hidhur në Shkodër.

  • 1

    Radio