Rajoni/Bota Më shumë

Shqipëria firmos marrëveshjen globale për klimën

Prej tvteuta10:30, 25 Prill 2016

Shqipëria nuk është një vend industrialist dhe shkarkimet e gazit në atmosferë nuk arrijnë dot as kuotën e lejuar të ndotjes. Megjithatë, Shqipëria u bë pjesë e marrëveshjes historike të 175 vendeve të botës, që firmosen në selinë e Kombeve të Bashkuara “Marrëveshjen e Parisit” për ndryshimin e klimës. Marrëveshja është një angazhim ligjor global kundër ngrohjes globale, sipas së cilës vendet angazhohen të ulin emetimin në atmosferë të gazit me efektin serë dhe të mbajnë nën 2 gradë rritjen e ngrohjes globale. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i cili firmosi në emër të Shqipërisë, vuri në dukje statusin e veçantë të vendit përsa i përket emetimit në nivel të ulët të gazit me efekt serë, duke qenë se prodhimi i energjisë elektrike në vend kryhet tërësisht me burime hidrike dhe pa ndikim në atmosferë.

  • 1

    Radio