Aktuale Më shumë

Shqipëria feston sot 7-vjetorin e anëtarësimit të saj në NATO

Prej tvteuta10:04, 4 Prill 2016

Shqipëria feston sot 7 vjetorin e anëtarësimit  në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut,NATO. Në kuadër të 7-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Ministria e Mbrojtjes do të organizojë një ceremoni në sheshin “Nënë Tereza” ku do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit.

Ceremonia është e hapur edhe për të gjithë qytetarët që duan të shohin nga afër pajisjet më të reja të Forcave të Armatosura. Në paradë do të ekspozohen disa nga asetet e Forcave të Armatosura, të Forcës Tokësore armatimi i ri,të Forcës Detare gomone dhe polumbarë dhe mjete të tjera të detarisë.

  • 1

    Radio