Shqipëria dhe Mali i Zi kanë vizion të ngjashëm për integrim në BE

Prej tvteuta15:56, 15 Mars 2016

Shqipëria dhe Mali i Zi do të punojnë në avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe,pasi ndajnë vizion të njëjtë për integrimet në Bashkimin Europian. Ky është përfundimi nga takimi i parë i Këshillit të përbashkët të këtyre vendeve i mbajtur sot.

Këshilli i përbashkët ndërmjet dy vendeve është formuar me marrëveshjen e qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe hyri në fuqi me 16 dhjetor të vitit të kaluar. Negociatori kryesor i Malit të Zi për integrimet europiane Aleksandër Pejoviq, tha se ekziston mundësia e bashkëpunimit në  programe transnacionale, vlera e të cilëve kap shifrat e 30 milionë eurove.

Ministrja e integrimeve europiane e Shqipërisë Klajda Gjosha, beson vazhdimin e marrëveshjeve të nënshkruara vitin e kaluar , me qëllim vazhdimin e proceseve në integrimet europiane.

  • 1

    Radio