Aktuale Më shumë

Shqipëri-Kosovë, rikthehen kontrollet e dyfishta në kufi: Kërkesë e KE-së

Prej tvteuta10:35, 5 Nëntor 2015

Kosova dhe Shqipëria brenda pak javësh do të jenë të detyruara që të rikthejnë kontrollet e dyfishta kufitare.

“Kjo është kërkesë eksplicite ndaj Prishtinës dhe Tiranës”, ka bërë të ditur ministri i Integrimit Europian Bekim Çollaku.

Por deri në rikthim praktik të kontrolleve të dyfishta, kanë mbetur edhe disa procedura qeveritare që do t’i hapnin rrugë policisë për shtimin e  kontrolleve.

Policia e Kosovës ka sqaruar se janë në pritje të një vendimi të qeverisë për të nisur pastaj me zbatimin e kontrolleve të dyfishta kufitare.Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Integrim Europian, ministri Çollaku ka thënë se Komisioni Europian ka kërkuar rikthimin e dy ndalesave kufitare, me qëllim parandalimin e krimit ndërkufitar.

Sipas Çollakut, kërkesa e Komisionit Europian lidhet me procesin e liberalizimit të vizave.

  • 1

    Radio