Shqetësuese – në rritje sëmundjet malinje dhe diabeti (VIDEO)
Prej tvteuta6 October 2015
Mbi 4 mijë pacient të regjistruar në ambulancën e Katërkollës mund të marrin vetëm ndihmën e mjekut të zgjedhur të cilët janë më shumë se të ngarkuar me kërkesat e pacientëve. Në këtë ambulancë ka më shumë se 10 vite që nuk vijnë mjekët gjinekolog, pediatër, stomatolog, kështu që shpesh mjekët e zgjedhur detyrohen ti kryejnë edhe ato kontrolla. Dr. Adem Mustafa, mjek i zgjedhur shprehet që gjendja shëndetësore në Anë të Malit është stabile, por potencon që çdo ditë e më shumë paraqiten raste të reja me sëmundje malinje, dhe me diabet. Është brengosëse që kemi numër shumë të madh të sëmundjeve malinje në krahasim me numrin e banorëve, por më shqetësuese është fakti se nuk dihen shkaktarët shprehet doktor Mustafa . http://https://www.youtube.com/watch?v=7CzdUGY0iOk