Aktuale Më shumë

Shqekiq: Ilaçet e munguara janë siguruar

Prej tvteuta16:29, 12 Nëntor 2022

Mungesa e disa llojeve të ilaçeve në barnatore, problemet e kujdesit shëndetësor në Herceg Novi për shkak të funksionimit të vështirë të spitalit të Meljinës, si dhe nevoja për disponueshmërinë e mamografëve modern për diagnostikimin të kancerit të gjirit në veri dhe jug të Malit të Zi, janë disa nga problemet që rëndojnë qytetarët të cilët çdo ditë presin reagimin e autoriteteve lidhur me këto pyetje.

Ministri i Shëndetësisë, Dragoslav Shqekiq, në një intervistë për portalin e RTMZ tha se ilaçet që kanë munguar dhe janë në Listën e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, kryesisht janë siguruar dhe se ato mbërrijnë çdo ditë në depon e kompanisë Montefarm, nga ku dërgohen rregullisht në barnatore.  Interesi dhe synimi i departamentit që ai drejton është, siç thotë ai, rikthimi i spitalit të Meljinës në pronësi shtetërore dhe nga kjo nuk do të heqin dorë. Ai bëri të ditur se spitalet e Kotorrit dhe Beranes deri në fund të vitit do të marrin dy mamografë të rinj dixhital për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

“Vetëm në një periudhë prej dhjetë ditësh janë paguar gati 24 milionë euro për prokurimin e barnave dhe mjeteve tjera të nevojshme mjekësore.  Është e rëndësishme që të kuptojmë që pas pagesës së parave ka një procedurë të caktuar ligjore për zbatimin e procedurave të prokurimit publik, por kam marrë garancinë nga Montefarm se rezerva do të jetë e qëndrueshëm gjatë kësaj periudhe.”, tha ndër të tjer Shqekiq.

  • 1

    Radio