Politikë Më shumë

Shpërthimet në Bruksel, Europa në alarm

Prej tvteuta19:50, 22 Mars 2016

Belgjika ka ngritur nivelin e alarmit në maksimum pas katër shpërthimeve që tronditën kryeqendrën e institucioneve europiane paraditen e së martës.Rrugët e qytetit po patrullohen nga forca të shumta speciale të policisë, përfshirë këtu edhe ushtrinë.Qarkullimi është në kaos në zonat ku u regjistruan shpërthimet. Sipas mediave vendase, në aeroport, para se të dëgjoheshin dy shpërthimet e fuqishme u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe disa thirrje në arabisht.
Deri më tani autorësinë e sulmit nuk e ka marrë askush përsipër, por dyshohet se bëhet fjalë për një aksion të ekstremistëve që pason arrestimin e Abdeslam, terroristit që mori pjesë në sulmet e Parisit të nëntorit të shkuar.Sulmet në zemër të Europës kanë vënë në lëvizje vendet e tjera që kanë shtuar kontrollet nëpër aeroporte, metro dhe stacione autobusësh. Kryeministri britanik, David Cameron u shpreh i tronditur nga ngjarja në Belgjikë dhe njoftoi se në orët në vazhdim do të kryesojë një mbledhje të COBRA-s, këshilli më i lartë i sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar.Përforcim masash sigurie vihen re edhe në Gjermani, Francë dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.

  • 1

    Radio