Shpërthim në uzinën e naftës në Ballsh, 1 i vdekur e 6 të plagosur

Prej tvteuta09:59, 11 Nëntor 2016

Një shpërthim i fuqishëm në uzinën e naftës, ka tronditur gjithë qytetin e Ballshit në Shqipëri mbrëmjen e së enjtes. Një 42-vjeçar humbi jetën ndërsa 6 punonjës të tjerë u plagosën, njeri në gjendje kritike për jetën.Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:45 në repartin tre, ose siç njihet ndryshe, hidropastrimi. Viktima, Shkëlqim Muça, ishte pjesë e këtij reparti, në të cilin punonin 11 persona.

Koha kur ndodhi shpërthimi, ishte edhe orari i ndërrimit të turneve, kurse në të gjithë uzinën ndodheshin më shumë se 300 punonjës. Reparti 3 ose reparti i hidropastrimit ku edhe ndodhi ngjarja, ndodhet në qendër të uzinës shumë pranë repartit të Reaktorit 3, i cili nëse do të përfshihej nga flakët, do të shkaktonte një tragjedi të rëndë për qytetin e Ballshit. Sipas punonjësve flakët pas shpërthimit zgjatën 15-20 minuta. Sipas punonjësve të uzinës, shkak i këtij shpërthimi mund të ketë qenë bllokimi i valvulës së pompës, defekt i ndodhur edhe disa ditë më parë.

  • 1

    Radio